Rajoni

Mali i Zi votoi, dalin rezultatet e para

Mali i Zi votoi, dalin rezultatet e para

Qendrat e votimit për zgjedhjet paralmentare në Mal të Zi, si dhe për zgjedhjet lokale në pesë komuna të këtij shteti, u mbyllën të dielën në orën 20:00.

Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar 75.9 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, përkatësisht 409,880 votues, njoftoi organizata joqeveritare Qendra për Tranzicionin Demokratik.

Në një postim në Twitter, kjo qendër kujtoi se në zgjedhjet paraprake të 2016-ës në Mal të Zi pjesëmarrja ka qenë 73.4 për qind, ndërsa në ato të 2012-ës kanë votuar 70.6 për qind e qytetarëve.

Sipas vlerësimeve të para, lista DPS – Përcaktuar për Malin e Zi e Milo Gjukanoviç ka 34.2 përqind dhe koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 33.7 përqind.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka 12.6 përqind, “Bardh e zi” pesë përqind, Partia Boshnjake 4.4 përqind, Social Demokratët 4.3, SDP – Mali i Zi i fortë tre përqind, Koalicioni Shqiptar Njëzëri 1.1 përqind, Lista Shqiptare 1.4 përqind, HGI 0.2 përqind.

Nëse ndonjë nga listat kroate tejkalon 0.35 përqind, ata do të marrin një mandat të rezervuar.

“Nëse listat shqiptare kalojnë, ndërsa kryqëzohen, 0.7 përqind, rezultatet e tyre do të mblidhen, kështu që në këtë moment ata do të kishin 2.6 përqind dhe dy mandate.”

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha pas votimit se nuk ka rrezik për stabilitetin e shtetit dhe sigurinë e qytetarëve, ndërsa tensionet, sipas tij, vijnë nga adresa jashtë Malit të Zi.

“Shoqëria malazeze ka kaluar nëpër tundime të tilla disa herë, andaj nuk shoh ndonjë rrezik për stabilitetin e Malit të Zi dhe për sigurinë e qytetarëve”, tha Gjukanovic.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur nën tensione të larta politike dhe nën rrezikun që paraqet pandemia e koronavirusit.

Për 81 ulëset parlamentare kanë garuar gjashtë koalicione dhe pesë parti./ Referuar REL