Rajoni

Maqedonia e Veriut do hapë kufijtë pa kushte për qytetarët e rajonit!

Maqedonia e Veriut do hapë kufijtë pa kushte për qytetarët e

Maqedonia e Veriut pritet të heq kushtin e bërjes së tamponit për qytetarët që udhëtojnë nga vendet e rajonit. Vendimi u rekomandua sot në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut.

“Ne mendojmë se është interes rajonal dhe ndër shtetëror që testet PCR të hiqen. Shtete të caktuara kanë rritje ose ulje të caktuara të rasteve me Covid-19, ndërsa ne si vend kemi analiza për atë se çfarë mund të na presë. Nuk mendoj që do të jenë kundër heqjes së testeve PCR”, tha Shaban Memeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Për Shqipërinë kufiri është i hapur pa kushte, ndërsa një rregull i tillë pritet që të vihet në zbatim dhe për shtetasit nga Kosova dhe Serbia.

Në nismën rajonale për heqjen e njëkohshme të tamponit, pritet edhe miratimi i masave që duhen respektuar për lëvizjen brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor.