Rajoni

Maqedonia e Veriut furnizohet me 3000 dozat e para të vaksinës ruse anti-COVID

Maqedonia e Veriut furnizohet me 3000 dozat e para të vaksinës ruse

Ditën e sotme kanë mbërritur në Maqedoninë e Veriut 3000 dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V, prej 20.000 që janë porositur prej Shkupit zyrtar në total. Vaksinat janë pritur në aeroportin “Aleksandri i Madh” nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ambasadori rus në Shkup Sergej Bazdnikin.

Filipçe ka lajmëruar se prioritet për t’u vaksinuar do u jepet të moshuarve dhe atyre që vuajnë nga sëmundje kronike. Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut kanë mbërritur më parë 8000 doza vaksine anti-COVID të kompanisë amerikane Pfizer të siguara nga Serbia, por pjesa më e madhe e vaksinimeve do të bëhet me vaksinën ruse e cila së shpejti do të fillojë prodhimin edhe në Serbi.

Tiranapost.al