Rajoni

Maqedonia e Veriut hap kufijtë dhe këto janë kushtet e reja

Maqedonia e Veriut hap kufijtë dhe këto janë kushtet e reja

Për herë të parë që prej pandemisë, Maqedonia e Veriut hap kufijtë tokësorë.

Oliver Spasovski, kryeministër i qeverisë teknike dha lajmin e hapjes së kufijve duke kujtuar masat.

Për të gjithë ata që do hyjnë në Maqedoninë e Veriut duhet një test PCR, jo më i vjetër se 72 orë. Të ketë rezultuar negativ. Dhe së treti çdo njeri që hyn në territorin maqedonas duhet të vetëkarantinohet 14 ditë.

Po për ata që testi u del pozitiv, por duhet të hyjnë patjetër në Maqedoninë e Veriut?

Këta individë futen në karantinën shtetërore.

Ndërkaq turistët do lejohen, por për të qëndruar Brenda territorit të Maqedonisë së Veriut jo më shumë se 5 orë.

Dje u shpall gjendja e jashtëzakonshme për 8 ditë, duke nisur nga dje (16 qershor) si pasojë e rritjes së menjëhershme të rasteve të reja.