Rajoni

Maqedonia e Veriut nga nesër heq oraret kufizuese, vendim edhe për lokalet

Maqedonia e Veriut nga nesër heq oraret kufizuese, vendim edhe për

Nga nesër Maqedonia e Veriut do të heqë orarin e kufizimit, ndërsa nga e premtja do të hapen të gjitha lokalet dhe restorantet. Gjithashtu nga 1 qershori është vendosur të hapen për hapjen kufijtë ndërshtetëror.

“Qeveria sot vendosi për ndërprerje të plotë të vendimit për ndalim dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e vendit. Vendimi hynë në fuqi nga data 27.05.2020.

Gjithashtu Qeveria sot mori vendim për rifillimin me punë të objekteve hotelierike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vendosjen e protokolleve të duhura për punën e tyre. Vendimi hynë në fuqi nga data 28.05.2020”, thuhet ndër të tjerash në vendim.