Rajoni

Maqedonia e Veriut rekord vdekjesh nga Covid, 12 vetëm sot. Më i riu 27 vjeç

Maqedonia e Veriut rekord vdekjesh nga Covid, 12 vetëm sot. Më i riu

Maqedonia e Veriut ka humbur 7 pacientë me Covid sot, më i riu një djalë 27 vjeç, për të cilin nuk sqarohet nëse ka pasur apo jo sëmundje shoqëruese.

Prej pacientëve të vdekur tre janë nga Shkupi (67, 68 dhe 52 vjet), një nga Kumanova (27), tre nga Prilepi (81, 82 dhe 49 vjet), dy nga Tetova (87 dhe 77 vjet), një nga Manastiri (84), një nga Kavadari (67) dhe një nga Gostivari (65).

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 31.572 të infektuar, ku prej tyre 20.731 janë shëruar dhe 994 kanë humbur jetën. Momentalisht ka 8.587raste aktive.