Rajoni

Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë nga zjarret, çfarë do të thotë kjo

Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë nga

Zjarret që kanë përfshirë edhe vende të rajonit të Ballkanit Perëndimir, dhe fqinjin e Shqipërisë, Maqedoninë e Veriut kanë bërë që ky i fundit të shpallë gjendjen e krizës. Vendimi është marrë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe gjendja e krizës do të zgjasë për 30 ditë.

Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë nga

Por çfarë do të thotë kjo?

Vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për koordinim dhe menaxhim të krizës. Me shpalljen e gjendjes së krizës, Ligji i mundëson Qeverisë të shfrytëzojë resurset e organeve të administratës shtetërore, organeve komunale dhe të qytetit të Shkupit, ndërsa me marrëveshje paraprake ose në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare.

Situata në Maqedoni me zjarret:

Zjarri në Jaqincën e Epërme në rajonin e Kumanovës është ende aktiv, njoftuan sot autoritetet në Kumanovë. Zjarret e tjera në Dovezence dhe Jaqincë-Murgash janë vënë nën kontroll.

Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës për 30 ditë nga

Tre vatra aktive janë shuar rreth orëve të para të mëngjesit. Kodra Lipec u dogj gjatë natës të dy anët drejt Dovezences dhe Murgashit. Zjarri preku një zonë pyjore me bar të thatë.

*Tiranapost.al.