Rajoni

Mbyllen hetimet për vrasjen e 20-vjeçares nga burri pilot në Greqi. Çfarë është zbuluar

Mbyllen hetimet për vrasjen e 20-vjeçares nga burri pilot në

Autoritetet greke kanë mbyllur hetimet për vrasjen e Caroline Crounch, nga bashkëshorti i saj pilot Babis Anagnostopoulos.

Pas shumë dyshimeve se në vrasjen e saj ishin të përfshirë edhe persona të tjera, autoritetet kanë dalë në përfundimin se piloti e ka kryer krimin i vetëm.

Sipas raportimeve nga mediat greke mësohet se hetuesit nuk kanë nxjerrë asnjë provë të re nga procesi, për verifikimin e telefonit dhe llogarive bankare.

Si ndodhi ngjarja?

Nëna 20-vjeçare britanike u mbyt brutalisht nga burri i saj Babis Anagnostopoulos në maj në shtëpinë e çiftit

Piloti fillimisht falsifikoi një komplot të përpunuar të vjedhjes dhe luajti rolin e vejushit të pikëlluar dhe më vonë pranoi se vrau gruan e tij kur ajo kërcënoi ta linte atë dhe të merrte vajzën e tyre Lydia me vete.

Prej 37 ditësh piloti i stërvitur në Mbretërinë e Bashkuar kishte mashtruar policët duke pretenduar se gruaja e tij ishte vrarë nga hajdutët të cilët e kishin mbajtur të lidhur para se të vinin një armë në kokën e foshnjës së tyre për të kërkuar para.

Tiranapost.al