Më i madhi prej 65 vitesh, cunami arrin 3.3 metra lartësi vale në ishullin grek

Tsunami më i madh i 65 viteve të fundit në Greqi, ishte ai që pasoi tërmetin vdekjeprurës me 7 ballë në Samos më 30 tetor.
Lartësia e cunamit arriti 3.35 metra në vendbanimin bregdetar të Agios Nikolaos dhe në Karlovasi arriti në 1.80, ndërsa vala e baticës në qytetin e Samos arriti 2 metra lartësi në një sipërfaqe prej dy kilometrash.
Sipas një studimi të bërë nga Profesor Efthymios Lekkas dhe bashkëpunëtorët e tij nga Departamenti i Tektonikës Dinamike të Gjeologjisë së Zbatuar nxorri në pah faktin se ky cunam ishte më i larti gjatë 65 viteve të fundit.
Sipas Papadopulos, dëmi i shkaktuar nuk ishte aq i madh në raport me madhësinë e cunamit.
Tsunami i dytë ishte më i forti dhe ndodhi rreth 25 minuta pas tërmetit, duke shkaktuar dëme të mëdha në bizneset dhe shtëpitë në bregdet.
Artikulli i marrë nga newsbeast.gr, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.