Me peshën e luleshtrydhes, fuqinë e galaktikës, Majlinda Bregu na rikujton rrezikun nga interneti dhe krimi kibernetik
Në një video të shkurtër, por me informacion të ngjeshur, Majlinda Bregu na tërheq vëmendjen ndaj rrezikut që na kanoset prej krimit kibernetik.
Ne jetojmë edhe online. "5.2 miliardë njerëz në botë e përdorin internetin për më shumë se 2 orë e gjysmë në ditë", thotë Majlinda Bregu që shton se bota preket me rreth 800 mijë sulme në vit.
Duke qenë në krye të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bregu flet me shifra edhe për rajonin tonë, Ballkanin Perëndimor. Një takim mbi këtë tematikë u zhvilluar edhe sot në Tiranë.
"41% e njerëzve në BP kanë shqetësimin se mund të kërcënohen nga mediat sociale", thotë Majlinda Bregu. E ky është një stres shtuar atyre të jetës së përditshme.
Interneti, me peshën e një luleshtrydheje, por me fuqinë e galaktikës mund të sulmojë njerëz, organizata, shtete. Kjo është vetëm esenca e një videoje për të mos u humbur!