Rajoni

Mes tensioneve në Mesdheun Lindor, kryeministri grek dërgon djalin ushtar në kufi me Turqinë

Mes tensioneve në Mesdheun Lindor, kryeministri grek dërgon djalin

Mes tensioneve mes dy vendeve Greqi-Turqi, djali i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka filluar ushtrinë në kufirin tokësor greko-turk në verilindje, Alexandopouli.

Lajmin e bën të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në “Instagram”, ku ka publikuar fotografinë e djalit të tij ku shkruan se është krenar për të.

“Babi shumë krenar! Më vjen keq që, për shkak të Covid, nuk mund të vija në Alexandroupolis të mburrem me ty!”, shkruan Mitsotakis.

Mes tensioneve në Mesdheun Lindor, kryeministri grek dërgon djalin

Konstantinos, djali i vetëm i Mitsotakis do të shërbejë për 1 vit në Alexandopouli.

Ai ka mbaruar studimet në Boston dhe për 1 vit do të jetë i angazhuar në një kohë kur i ati si kryeministër po përballet me probleme serioze në Mesdheun Lindor përballë Turqisë.