Rajoni

Miratohet qeveria e re në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët marrin 6 ministri, dy zv.kryeministra dhe kryeparlamentarin

Miratohet qeveria e re në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët marrin

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi të dielën e djeshme, pak para mesnate kabinetin e ri qeveritar të drejtuar nga social-demokrati Zoran Zaev.

62 deputetë të shumicës parlamentare votuan pro, 51 të opozitës ishin kundër. Nuk pati abstenime.

Kryeministri Zaev tha: “Do të punojmë për një sistem gjyqësor, të cilit do t’i besojnë qytyetarët; që do të ndajë drejtësi të barabartë për të gjithë, në mënyrë të efektshme, transparente dhe të përgjegjshme”.

LSDM-ja ka 11 poste në qeverinë e re: Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, për Çështje Evropiane, të Shëndetësisë, të Arsimit, Kulturës, Politikës Sociale, Transportit dhe Lidhjeve dhe atë të Luftës kundër korrupsionit.

Kurse BDI-ja do të drejtojë Punët e Jashtme, Financat, Ekonominë, Ambientin Jetësor, Sistemin Politik dhe Administratën Publike. Ministria e Bujqësisë i është lënë Lëvizjes Besa, e cila në zgjedhje doli në koalicion me LSDM-në.