Rajoni

Mirë se vini në epokën e paparashikueshmërisë

Mirë se vini në epokën e paparashikueshmërisë

Edward P Joseph, një ekspert e njohës i mirë i Ballkanit nga shkolla John Hopkins, flet në podcastin e Ditmir Bushatit, për të ardhmen e botës me Trump në Amerikë, por edhe sesi natyra e tij egocentrike do ta ndikojë jo vetëm Amerikën, Europën, por edhe Ballkanin. Më shumë se kudo në Ballkan ka pritshmëri dhe interesa pushtetarësh.

Edward P Joseph nuk bën parashikuesin për çdo gjë, siç ndodh rëndom në Ballkan e sidomos në Shqipëri e Kosovë ku të gjithë i dinë të gjitha. Profesori flet për atë që di dhe ndoshta edhe për këtë arsye titulli i këtij episodi është "Mirë se vini në epokën e paparashikueshmërisë".

Nuk e di asnjë nëse do ketë luftë të tretë botërore, nëse do të shitet Ukraina apo Kosova. Shumçka varet edhe nga këshilltarët e Trump. Armiqësitë dhe interesat do të jenë më shumë se kurrë në tavë.

"SHBA-të janë shtylla kurrizore, themeli i stabilitetit në rajon, sepse SHBA-të e shprehin garancinë e sigurisë me anë të NATO-s. Kjo krijon themelin e sigurisë në rajon dhe vendos një barrierë ndaj cilitdo që bën përpjekje për përshkallëzime të mëdha. Nuk ndodh 100% kështu, pasi të gjithë e pamë se çfarë bëri Beogradi me Banjskën, një rast shumë i rëndë në shtatorin e 2023, pak më shumë se një vit më parë. Pra, ne pamë se si edhe kur NATO-ja është e pranishme mund të bëhen përpjekje për të bërë ndryshime rrënjësore në dinamikat politike. Pra, keni të drejtë. Thelbi është angazhimi i prerë i SHBA-ve. A do ta ndryshojë Trump këtë gjë që në ditën e parë në detyrë?", thotë Joseph.

Podcastin e plotë e dëgjoni këtu: