Rajoni

Mitsotakis pritet të vazhdojë Lockdown-in në Athinë pas shtimit të rasteve me mutacionet e COVID-19

Mitsotakis pritet të vazhdojë Lockdown-in në Athinë pas

Greqia nuk do të mund të dalë nga Lockdown-i në afatin e planifikuar të 1 Marsit, kjo si pasojë e shtimit të rasteve të infeksionet me variantët e rinj të COVID-19. Lajmërimi është bërë nga vetë kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis i cili me anë të një komunikate ditën e sotme.

“Kemi pasur një rritje të frikshme të infeksioneve ditën e djeshme veçanërisht në Athinë, çka na detyron të shtyjmë afatin e hapjes më larg se 1 Marsi që ishte planifikuar paraprakisht”- ka thënë Mitsotakis.

Vetëm përgjatë muajve të fundit Greqia ka vuajtur 6000 viktima prej pandemisë, por megjithatë është cilësuar si një histori suksesi nga komuniteti ndërkombëtar për shkak të mbylljeve të hershme dhe testimeve të shpejta që e ka bërë një lider në rajon për nga numri i vdekjeve në raport me popullsinë. Megjithatë, kjo politikë nuk ka qenë pa pasoja teksa ekonomia greke ka rënë me më shumë se 6% në tremujorin e fundit dhe sektori i turizmit i cili është tejet i rëndësishëm për shtetin fqinjë është pothuajse jo aktiv në këtë periudhë. Hapja deri në verë përbën domosdoshmëri dhe besohet se ky është shkaku përse Mitsotakis po bën gjithçka mundet për të izoluar virusin në muajt e dimrit.

Tiranapost.al