Rajoni

"Të mos hapet asgjë deri në mars", kërkohet mbylle totale e Greqisë

"Të mos hapet asgjë deri në mars", kërkohet mbylle

"Le të mos hapemi deri në Mars", kështu ka sugjeruar Nikolaos Kapravelos drejtuesi i njësisë së Kujdesit Intensiv në spitalin “Papanikolaou”.

Kapravelos shton se situata në Selanik është tragjike, pasi shtretërit e njësisë së kujdesit intensiv janë të mbushur.

“Dje sërish kemi pasur 65-70 shtrime të reja. Nga ana tjetër, edhe ata që largohen nga spitali duke ndjekur udhëzimet përkatëse janë në mëshirëne  e Zotit. Shqetësuese është që përhapja është e madhe dhe nuk mund të ketë ndjekje, pasi ka shpërthime specifike kudo", thotë ai.

Duke iu referuar asaj që çoi në këtë situatë, ai shpjegoi se “pavarësisht masave ekzistuese, të cilat natyrisht nuk kanë asnjë lidhje me bllokimin e parë, virusi vijon të na tregojë dhembët, pasi rastet e reja shtohen vazhdimisht, ndërsa sistemi shëndetësor nuk është në situatën më të mirë që ekziston".

Mjeku grek tekson që e mira do të ishte që vendi të rrijë i mbyllur të paktën deri në mars.

“Nuk mund ta përballojmë hapjen. Nëse kjo do të ndodhë do të kemi një tragjedi kombëtare, rastet do të jenë mijëra. Me kushte të tilla përhapjeje, hapja do të thotë që ne lehtësojmë pikat e nxehta të mbitransmetimit, prandaj një valë e tretë do të jetë shumë më e fortë. Unë nuk jam duke folur për hapjen deri në mars .Nevojiten masa të rrepta kufizuese, dhe jo relaksim,” shton Kapravelos.

*Artikulli i marrë nga newsbomb.gr. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.