Rajoni

Ndërron jetë pas infektimit me Covid 15 vjeçarja nga Tetova

Ndërron jetë pas infektimit me Covid 15 vjeçarja nga Tetova

Një 15 vjeçare ka ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut për shkak të infektimit me koronavirus. Mësohet se 15 vjeçarja nga Tetova, emri i të cilës nuk bëhet me dije u infektua me Covid, por ndërkohë vuante edhe nga obeziteti. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë në Tetovë, që njofton se e reja ishte shtruar në Klinikën për Sëmundjet Infektive. Sipas raportit mjekësor pacientja 15 vjeçe u dërgua në spital por ndërkohë që ishte në gjendje të rënduar prej 10 ditësh. Nga ekzaminimet ajo ka rezultuar e infektuar me Covid.

“Ministria e Shëndetësisë me keqardhje njofton se në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një paciente 15-vjeçare nga fshati Sellcë e Tetovës. Pacientja me pasqyrë klinike të rëndë është sjellë në Klinikën infektive, pasi 13 ditë ka qenë me simptoma të sëmundjes. Para se të mjekohet në spital, pacientja ka pasur vështirësi 10 ditë. Sipas raportit mjekësor, bëhet fjalë për rast të rëndë, me formë të vështirë të sëmundjes – pacientja është me obezitet”.

Babai i 15 vjeçares ka treguar me dhimbje se disa ditë më parë edhe nëna e saj dhe bashkëshortja e tij ndërroi jetë për shkak të infektimit me Covid.

*Tiranapost.al