Rajoni

Ndonëse nivelet e infektimit vazhdojnë të jenë të larta, Greqia rihap shkollat

Ndonëse nivelet e infektimit vazhdojnë të jenë të

Greqia do të rihapë shkollat duke filluar nga java tjetër, ndonëse ditët e fundit rastet e infektimeve me COVID-19 janë shtuar në nivele shqetësuese. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis, në një konferencë për shtyp ku është shprehur se për marrjen e këtij hapi ka ndihmuar testet që mund të bëhen në kushte shtëpie.

Kujtojmë që shteti grek iu ka ofruar dy teste falas për çdo banor për çdo muaj që do të zgjasë pandemia. Në këtë mënyrë, kushdo që ka simptoma, apo ka pasur kontakt me një të infektuar mund të vetë-testohet përpara se të shkojë në shkollë apo në punë, çka lejon që një pjesë e mirë e aktivitetit ekonomik të zhvillohet fizikisht.

Që prej datës 12 Prill të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të zhvillojnë mësim me prezencë, ndonëse natyrisht ende do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave dhe ruajtja e distancave.

Tiranapost.al