Rajoni

Ndryshon ora policore në Maqedoninë e Veriut: Nga nesër hapen dhe restorantet

Ndryshon ora policore në Maqedoninë e Veriut: Nga nesër hapen dhe

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të lehtësojë masat anti-Covid, për shkak të përmirësimit të situatës dhe uljes së shifrave të të infektuarve. Është miratuar propozimi që ora policore të fillojë në orën 00:00 dhe të zgjasë deri në orën 4 të mëngjesit.

Gjithashtu, do të hapen restorantet dhe palestrat. Bizneset gastronomike do të lejohen të punojnë deri në orën 23:30.

Eventet kulturore do të lejohen, por me numër të kufizuar pjesëmarrësish. Vendimet hyjnë në fuqi nga dita e nesërme, e mërkurë 12.05.2021.

Ndërkaq, në Shqipëri ora policore fillon në 22:00 deri në 06:00. Komiteti i Ekspertëve mblidhet çdo dy javë ku analizon situatën me Covid dhe njofton masa të reja ose lehtësime.

*Tiranapost.al.