Rajoni

Nënkryetarja e PE, Katarina Barley: BE nuk ka mbajtur premtimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nënkryetarja e PE, Katarina Barley: BE nuk ka mbajtur premtimet për

“European Western Balkans” ka publikuar ditën e sotme forumin e zhvilluar nga WB2EU që kishte si tematikë “Si të rikthejmë në shina, procesin e zgjerimit të BE?”

Në këtë forum kanë marrë pjesë eurodeputetë dhe përfaqësues nga disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Mes çështjeve që u diskutuan, një nga temat ishte dhe integrimi në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende të zotuara në rrugën e tyre europiane, por që megjithë përpjekjet dhe reformat ende ndodhen larg dyerve të Brukselit.

Në lidhje me këtë çështje, nënkryetarja e Parlamentit Europian, Katarina Barley ka shprehur shqetësim për zhvillimet politike brenda BE dhe ka thënë se Brukseli nuk i ka mbajtur premtimet e bëra përkundrejt Tiranës dhe Shkupit.

“Unë mendoj se duhet ta trajtojmë këtë çështje, realisht në një pasqyrë më të madhe, sepse zhgënjimi i vendeve që duan të pranohen në familjen europiane, është një pjesë e procesit që nuk ka të bëjë vetëm me procesin e anëtarësimit, ne jemi dëshmitarë të zhvillimeve brenda BE-së që janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe gjithashtu zhgënjyese për disa prej nesh. Kur bën premtime duhet t’i mbash ato. Sapo të rriten pritshmëritë, duhet t’i përmbushim ato. Ajo që kemi parë veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është se BE nuk i ka përmbushur këto pritshmëri dhe nuk i ka mbajtur premtimet që ka bërë. PE duhet të punojë sa më shumë që të mundet për të mbështetur proceset e anëtarësimit”- ka thënë mes të tjerash Barkley.

Kujtojmë se PE përgjatë viteve të fundit ka mbështetur pa rezerva progresin në rrugën e anëtarësimit për dy shtetet, por dinamikat politike në Komisionin dhe Këshillin Europian janë bërë pengesë në proces.

Tiranapost.al