Rajoni

Nga mesnata nuk do kërkohet karantinë për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Nga mesnata nuk do kërkohet karantinë për emigrantët nga

Përfundon sot afati i karantinës për emigrantët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Vendimin për karantinë dy javore dhe për të qenë në fuqi për dy javë, e mori Komiteti Teknik i Ekspertëve dy javë më parë.

Kjo për shkak sipas Komitetit të Ekspertëve, të situatës së rënduar epidemiologjike në dy vendet fqinje të Shqipërisë.

Në mesnatën e sotme, ky vendim shfuqizohet. Kjo do të thotë se nga mesnata emigrantët që hyjnë përmes Greqisë në Shqipëri dhe nga Maqedonia e Veriut nuk do të detyrohen të qëndrojnë në Karantinë.

Pritet që nesër Komiteti Teknik të mblidhet sërish për të njoftuar mbi situatën dhe nëse do të merret një tjetër vendim për karantinën.

*Tiranapost.al.