Rajoni

Nga parukeritë tek qendrat tregtare e lokalet, Greqia publikon planin e rihapjes që nis nga 4 maji

Nga parukeritë tek qendrat tregtare e lokalet, Greqia publikon planin e

37 ditë pasi Greqia vendosi masat kufizuese dhe izolimin e vendit, kryeministri Kyriakos Mitsotakis zbuloi një plan të shumëpritur për heqjen graduale të tyre që nga java e ardhshme dhe për lejimin e aktiviteteve të përditshme, që të rimëkëmbet ekonomia.

Në një fjalim drejtuar kombit, kryeministri falënderoi grekët për respektimin e masave, duke vënë në dukje se vendi "tani është gati për të vazhduar në fazën e dytë të planit".

Nga parukeritë tek qendrat tregtare e lokalet, Greqia publikon planin e

Plani do të shpaloset në tre faza - nga 4 maji deri në mes të qershorit - dhe, në varësi të të dhënave për të infektuarit, do të ndryshojë në përputhje me rrethanat.

Nga e hëna e 4 majit do të marrin fund kufizimet në qarkullimin e qytetarëve, automatikisht shfuqizohen mesazhet dhe leja e shkruar. Mbetet në fuqi për dy javë akoma kufizimi i qarkullimit jashtë prefekturës, qytetit apo fshatit.

Punonjësit që nuk do të mund të punojnë as në maj, për shkak se bizneset ku punojnë janë mbyllur, do t’u jepen 800 euro.

Gjithashtu, do të lejohen aktivitetet sportive në ambiente të hapura, buzë detit.

Plani:

Nga 4 maji

Do të hapen libraritë, njësitë shitëse me pajisje elektronike, KTEO, produktet atletike, parukeritë, qendrat estetike, produktet okulare.

Hapen kishat dhe tempujt fetarë të adhurimit për lutje personale, lejohet qëndrimi deri në 10 persona.

Nga 11 maji

Hapen dyqanet e rrobave dhe ato të këpucëve. Fillojnë mësimi për maturantët.

Nga 18 maji

Hapen gjimnazet dhe licetë.

Nga 1 qershori

Hapen qendrat tregtare.

Hapen restorantet dhe kafenetë

Hapen institucionet e drejtësisë dhe hotelet

Ndërkohë për rifillimin e shkollave fillore dhe hapjen e kopshteve, nuk është bërë ende një caktim mes 1 qershorit apo shtatorit.