Nga sot në Kosovë mund të hyjnë vetëm personat me dy doza vaksine

E Hënë 3 Janar 2022, 10:35
TiranaPost
Nga dita e sotme në Kosovë nuk do të lejohen të hyjnë qytetarë të cilët nuk kanë bërë dy doza të vaksinës anti-Covid.
Vendimi është marrë nga qeveria e Kosovës në 30 tetor 2021 në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit dhe hyn në fuqi sot, më 3 janar.
Për ata persona që duan të hyjnë në Kosovë, por nuk kanë bërë ndonjë dozë të vaksinës në vendim thuhet që mund të vaksinohen nga ekipet e vendosura në pikat kufitare.