Nga tregtia, tek emergjencat civile. Katër marrëveshjet që u nënshkruan sot në Beograd
E Premte 2 Shtator 2022, 13:32
TiranaPost
Në Samitin e Dytë të Ballkanit të Hapur, mbajtur sot në Beograd janë firmosur katër marrëveshje bashkëpunimi mes qeverive. Marrëveshjet përfshijnë sektorin tregtar, atë kulturor dhe emergjencat civile.
Marrëveshjet e nënshkruara sot mes qeverive të Ballkanit Perëndimor:
Marrëveshje për Ligjin e Sigurisë Ushqimore (Shqipëri-Serbi-Maqedoni e Veriut)
Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e Kinematografisë dhe Medias Audio-Vizive. (Shqipëri-Serbi-Maqedoni e Veriut)
Marrëvershje bashkëpunimi në Fushën e Minierave dhe Energjisë (Shqipëri-Serbi)
Plan Ndëroperativ në Fushën e Emergjencave Civile (Shqipëri-Serbi-Maqedoni e Veriut)