Rajoni

Ngjarjet në Mal të Zi mbledhin ish ministrat e Jashtëm të rajonit në një thirrje: Po ndjekim me shqetësim ngjarje që të kujtojnë luftën

Ngjarjet në Mal të Zi mbledhin ish ministrat e Jashtëm të

Shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi është kthyer në burim protestash nga qytetarët. Protestat po zhvillohen në qytetin Cetinje që ndodhet në Jugperëndim të Malit të Zi, situatë që ka mbledhur ish ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor të cilët u bëjnë apel institucioneve të BE-së dhe NATO-s e ku thonë se këto ngjarje të kujtojnë kohën e luftës.

Ngjarjet në Mal të Zi mbledhin ish ministrat e Jashtëm të

Në letrën drejtuar Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel, Presidentes së Komisionit Europian Ursula von dear Leyen si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, ish ministrat e jashtëm kërkojnë që të nisë menjëherë dialogu politik gjithëpërfshirës që të gjendet një zgjiedhje paqësore, dhe të tejkalohet konflikti. Gjithashtu ata kërkojnë që roli i BE-së dhe NATO-s të mos zbehet në shtetin e Malit të Zi: "Ndonëse, ngjarjet që lidhen me shugurimin e drejtuesit të ri të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mund të duken si një çështje me sfond fetar, në fakt ato nuk kanë të bëjnë as me besimin, as me politikën apo me ideologjinë. Edhe njëherë tjetër ato janë manifestim i konfliktit mes forcave që mendojnë se Mal i Zi nuk duhet të ekzistojë si një shtet i pavarur dhe atyre që besojnë se duhet të jetë një shtet i pavarur dhe sovran".

Ngjarjet në Mal të Zi mbledhin ish ministrat e Jashtëm të

Më shumë për situatën e krijuar:

Protestat pasqyrojnë tensionet në vendin ballkanik, i cili mbetet thellësisht i ndarë për lidhjet e tij me Serbinë, ku disa mbrojnë lidhjet më të ngushta me Beogradin dhe të tjerët kundërshtojnë çdo aleancë pro-serbe. Mali i Zi u largua nga bashkimi me Serbinë në vitin 2006, por Kisha e saj nuk mori autonomi dhe mbeti nën Kishën Ortodokse Serbe, duke e kthyer atë në një simbol të disa ndikimeve serbe.

"Ne jemi kthyer në barrikadë sot sepse jemi të ngopur me Beogradin që mohon kombin tonë dhe na tregon se cilat janë të drejtat tona fetare. Të gjitha objektet (kishat) fetare të ndërtuara në Mal të Zi i përkasin njerëzve këtu dhe shtetit të Malit të Zi dhe jo Serbisë" thotë një protestuese për Reuters.

Ndërkaq, në kryeqytetin Podgoricë mijëra njerëz u mblodhën për të përshëndetur Patriarkun Serb i cili mbërriti të shtunën pasdite. Asnjë nga zyrtarët e kishës nuk foli për mundësinë e zhvendosjes së datës ose vendit të ceremonisë së shugurimit.

Letra e plotë:

“Ne, ish ministrat respektiv të qeverive në rajon, po ndjekim me shqetësim të shtuar zhvillimet e fundit në Malin e Zi. Pasi të gjithë i kemi përjetuar luftërat e 1990-ës në Ballkan, nuk mund të mos shohim ngjashmëritë alarmante mes asaj çfarë po ndodh sot në Malin e Zi, dhe ngjarjeve të cilat na çuan në luftrat e para 25-30 viteve. Mali i Zi nuk është një vend me popullsi të madhe, por është i rëndësishëm nga pikëpamja strategjike jo vetëm për stabilitetin e Europës Juglindore por edhe të gjithë basenit të Adriatikut. Anëtarësimi së fundmi në NATO i Malit të Zi ka kontribuar gjerësisht për stabilitetin rajonal në këtë pjesë të Europës.

Ndonëse, ngjarjet që lidhen me shugurimin e drejtuesit të ri të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mund të duken si një çështje me sfond fetar, në fakt ato nuk kanë të bëjnë as me besimin, as me politikën apo me ideologjinë. Edhe njëherë tjetër ato janë manifestim i konfliktit mes forcave që mendojnë se Mal i Zi nuk duhet të ekzistojë si një shtet i pavarur dhe atyre që besojnë se duhet të jetë një shtet i pavarur dhe sovran.

Nuk ka dyshim se qeveria e mëparshme malazeze mund të kritikohet për shumë gjëra. Megjithatë, pavarësisht këtyre mangësive, ajo besonte fuqimisht në një Mal të Zi të pavrur, si një anëtar vital i NATO-s dhe në të ardhmen anëtar i Bashkimit Europian.
Kundërshtimi më i ashpër vjen nga ai grup njerëzish që refuzojnë shtetësinë dhe pavarësinë politike të Malit të Zi. Ndalesa shumëvjeçare e procesit të anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, inkurajon instinktet dhe veprimet që janë një kujtesë e së kaluarës së hidhur.

Nuk ka nevojë të jesh specialist për historinë e Ballkanit për të kuptuar se të gjitha përpjekjet për të ndryshuar kufijtë në këtë rajon janë pasuar nga luftëra, vuajtje njerëzore dhe tragjedi të mëdha. Një tjetër vatër e hapur konflikti dhe krize në Europë është gjëja e fundit që i duhet Europës dhe botës në këto kohë.

Për këtë arsye, ne nxisim institucionet e BE-së dhe aleatët e tjerë që të angazhohen në një dialog aktiv politik me të gjithë aktorët politikë dhe socialë për krizën aktuale në Mal të Zi dhe të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhje paqësore të konfliktit të përshkallëzuar në vend. Pretendimi se asgjë nuk po ndodh do të ketë pasoja të tmerrshme për Malin e Zi dhe rajonin.
Veçanërisht, është tejet e rëndësishme të evidentohen dhe kundërshtohen përpjekjet aktuale për të paraqitur qeverinë e Malit të Zi si të dobët politikisht, si një qeveri anti-NATO dhe kundër ndikimit të Bashkimit Europian.

6 Shtator 2021

Letra e shkruar nga:
Ditmir Bushati, ish-Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Shqipëri.
Enver Hoxhaj, ish- Ministër i Punëve të Jashtme, Kosovë
Roman Jaki?, ish-Ministër i Mbrotjes dhe Deputetet i Parlamentit Europian, Slloveni
Emil Kirjas, ish- Sekretar Shteti për Punët e Jashtme, Maqedonia e Veriut.
?arko Kora?, ish- Zëvëndëskryeministër dhe ish- Zëvëndëskryetar Parlamenti, Serbi,
Zlatko Lagumd?ija, ish- Kryetar i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Jashtëm, Bosnje-Hercegovinë, Vesna Pusiç, ish- zëvëndëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme, Kroaci.

Ngjarjet në Mal të Zi mbledhin ish ministrat e Jashtëm të

Ngjarjet në Mal të Zi mbledhin ish ministrat e Jashtëm të

*Tiranapost.al.

Dokumenta bashkëngjitur