Rajoni

Një objekt misterioz shfaqet në një nga shtetet në Ballkan, pasi u zhduk ai në Amerikë. Si u vendos aty?

Një objekt misterioz shfaqet në një nga shtetet në Ballkan,

Një lapidar metalik misterioz është shfaqur në Rumani pasi një strukturë tjetër e ngjashme që u gjet në shkretëtirën e largët të Utah-s u zhduk në mënyrë të mistershme.

Shtylla me shkëlqim u gjet në kodrën Batca Doamnei në qytetin Piatra Neamt në Rumaninë veriore, të enjten e kaluar.

Një objekt misterioz shfaqet në një nga shtetet në Ballkan,

Ai u pikas disa metra larg pikës së njohur arkeologjike Kalaja Petrodava Dacian, e cila është monumenti më i vjetër historik në Piatra Neamt. Në Rumani, struktura trekëndore ka një lartësi prej rreth 4 metrash dhe njëra anë është përballë malit Ceahlau, i njohur nga vendasit si Mali i Shenjtë.

Një objekt misterioz shfaqet në një nga shtetet në Ballkan,

Është një nga malet më të famshëm në Rumani dhe renditet si një nga shtatë mrekullitë natyrore të vendit. Zyrtarët rumunë ende nuk e dinë kush është përgjegjës për ngritjen e objektit misterioz, ndërkohë që kanë deklaruar se për çdo veprim në këtë zonë më parë duhet të merret leje, pasi është e mbrojtur.

Një objekt misterioz shfaqet në një nga shtetet në Ballkan,

Ky lajm vjen pas ngjarjes në Utah, duke përhapur teorinë se ishte sjell nga jashtëtokësorët, ndërsa objekti në Rumani është i mbushur me rrethore të vizatuara në të.

Një objekt misterioz shfaqet në një nga shtetet në Ballkan,

Shtylla, e cila ishte rreth 3.6 metra larg shkëmbinjve të kuq në jug të Utah-s, u pa të mërkurën e kaluar nga vendasit.

Një objekt misterioz shfaqet në një nga shtetet në Ballkan,

Sidoqoftë struktura me tre cepa u hoq nga një 'palë e panjohur' mbrëmjen e së premtes, tha Byroja e Menaxhimit të Tokës së Utah-s./ Burimi Unilad

*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al