Rajoni

Njoftimi me rëndësi për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut: Nis procesi i regjistrimit, adresa ku aplikohet

Njoftimi me rëndësi për shqiptarët e Maqedonisë së

Duke filluar nga dita e sotme, shtetasit e Maqedonisë së Veriut, edhe ata që jetojnë jashtë vendit do mund të regjistrohen. Procesi nisi në mars por u anulua, ndërsa tashmë Enti Shtetëror i Statistikave në Shkup njofton se janë bërë përgatitjet për të finalizuar këtë proces. Kreu i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski thotë se institucioni që ai drejton pritet të jep rezultatet përfundimtare të operacionit statistikor brenda katër muajve.

Sa do zgjasë procesi?

Ky proces do të zgjasë deri më 30 shtator. Shtetasit jashtë Maqedonisë së Veriut do të regjistrohen Online. Vlerësohet se në diasporë deri tani janë rreth 191.000 persona të regjistruar. Për ata që jetojnë jashtë dhe nuk kanë mundësi të regjistrohen, do të jenë familjarët e tyre që do bëjnë regjistrimin, duke ditur të dhënat e tyre.

Pse bëhet ky proces?

Kanë kaluar pothuajse 20 vite nga regjistrimi i parë. Pati një nisje në vitin 2011 por ky proces dështoi. Sipas marrëveshjes mesk ryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski regjistrimi në terren pritet të realizohet nga data 5 deri në 30 shtator, ndërsa aplikacioni për regjistrimin e diasporës mbetet aktiv deri atëherë.

Adresa e regjistrimit: https://census.stat.gov.mk/

Njoftimi me rëndësi për shqiptarët e Maqedonisë së

Gjatë muajit mars, edhe kryeministri Edi Rama me një video-mesazh në Facebook iu bëri thirrje shqiptarëve shtetas të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen sa më parë online në këtë adresë. Ai tha se mjaftojnë 5 minuta para kompjuterit për të bërë një gjest heroik për vendin e tyre.

*Tiranapost.al.