Rajoni

Nuk morën dozën anti-Covid, rreth 10 mijë punonjës të spitaleve në Greqi presin të pezullohen nga puna

Nuk morën dozën anti-Covid, rreth 10 mijë punonjës të

Rreth 10 mijë punonjës tv shëndetësisë në Greqi rrezikojnë të pezullohen nga puna pasi refuzuan të merrnin dozën e vaksinës anti Covid.

Sipas një urdhri nga Qeveria, punonjësit që refuzojnë të marrin dozën anticovid do të pezullohen nga puna. Ky vendim ka shkaktuar kaos në spitalet publike greke ku rreth 10% e mjekëve dhe infermierëve janë të pavaksinuar.

Në shtetin helen janë shënuar mjaft protesta kundër këtij vendimi, ndërkohë që mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të spitaleve presin largimin nga puna.

Kujtojmë se rastet në Greqi janë rritur ndjeshëm dhe qeveria ka deklaruar se i duhen rreth 1 milion doza vaksinimesh për ta sjellë situatën nën kontroll.

Tiranapost.al