Nuk pranuan të vaksinoheshin pezullohen nga puna 92 punonjës në Greqi

E Diel 5 Shtator 2021, 21:32
TiranaPost
92 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm të Xanthi në Greqi janë pezulluar nga puna pasi nuk kanë pranuar të marrin dozën anti-Covid.
Masa është marrë në zbatim të urdhërit të qeverisë greke për vaksinim të detyruar të personelit mjekësor.
Shkarkimi io punonjësve e kthen sistemin shëndetësor në një kolaps, pasi vendi po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve me Covid.
Ditën e sotme janë regjistruar 1,291 infektime të reja dhe 43 viktima nga koronavirusi.
Tiranapost.al