Rajoni

Numër i frikshëm me të infektuar dhe viktima në Maqedoninë e Veriut sot

Numër i frikshëm me të infektuar dhe viktima në

Vetëm në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 205 të infektuar, prej të cilëve 50 janë zbuluar në Shkup. Lajmin e bën me dije ministria e Shëndetësisë që informon se janë kryer 1728 testime dhe prej tyre 205 dolën të infektuar.

Shpërndarja e rasteve sot është:

60 janë në Shkup, 13 në Kumanovë, 17 Dibra, Shtip 10, Prilep 2, Tetova 13, Struga 12, Veles dhe Manastir nga 3, në regjionin e Gostivarit 23, Ohër ,Kavadar, Krushevë, Strumicë, Makedonski Brod dhe Berovë nga 1, Probishtip 2, Demir Hisar 2, Sveti Nikole 29, Kërçovë 7 dhe Resnjë 3.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe 336 persona të shëruar, 8 prej tyre janë nga Gostivari.

Numri i rasteve aktive në fqinjin rajonal të Shqipërisë është 3449.

Sot u regjistruan gjithashtu 6 viktima, duke çuar në total numrin në 363.

Numri i rasteve në total me të infektuar është 7.777. Prej tyre 3960 janë shëruar.

Popullsia e Maqedonisë së Veriut është: 2.077 milionë banorë.