Rajoni

Numër i lartë i të infektuarve edhe sot në Maqedoninë e Veriut

Numër i lartë i të infektuarve edhe sot në Maqedoninë e

Situata vijon jetë problematike në Maqedoninë e Veriut. Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus 165 raste. Lajmin e bëri me dije ministria e Shëndetit në Maqedoninë e Veriut, duke treguar se rastet më të shumta vijojnë të jenë në Shkup. Numri i viktimave sot është 7, ulje në krahasim me dje që ishte 13.

Megjithatë ka një lajm të mirë. Për herë të parë në Shkup, numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarve aktivë: Aktualisht në Shkup janë 71 raste aktive ndërsa 97 janë shëruar.

Bilanci i prekurve në total është 6.787, ndërsa i viktimave në 328.

Deri tani janë shëruar 2.876 pacientë dhe mbi 3.850 raste janë akoma aktive.