Rajoni

Pas 13 ditësh tensione, veriu i Kosovës i rikthehet normalitetit

Pas 13 ditësh tensione, veriu i Kosovës i rikthehet normalitetit

Ka hyrë në fuqi sot dhe është vënë në zbatim Marrëveshja e Brukselit për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë. Sot, 2 tetor, është liruar pika kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak.. Janë tërhequr si Policia ashtu edhe forcat speciale.

Në kufi janë vetëm të pranishme forcat e KFOR-it që do të qëndrojnë aty dy javët e ardhshme për të garantuar paqe dhe siguri. Ndërkaq mes dy vendeve, Kosovë dhe Serbi do të vijojnë bisedimet nën mbikëqyrjen e BE-së.

Tensionet u ndezën rreth dy javë më parë kur Kosova në shenjë reciprociteti, vendosi të mos i pranojë automjetet me targa serbe brenda kufijve, duke u kërkuar të vendosin targa të përkohshme të Kosovës, njësoj siç edhe Serbia procedon me ta prej 20 vitesh. Ky vendim nuk u prit mirë nga Serbia që dërgoi avionë ushtarakë dhe tanke pranë kufijve me Kosovën.