Rajoni

Pas 6 muajsh hapen lokalet në Greqi. Rrëfime nga qytetarët se si ndihen sot

Pas 6 muajsh hapen lokalet në Greqi. Rrëfime nga qytetarët se si

Nga dita e sotme, restorantet dhe kafenetë në ambientet e hapura janë hapur. Lehtësimi i masës anti-Covid vjen pas 6 muajsh mbyllje. Qytetarët grekë nuk hezituan për të shijuar kafenë dhe rrezet e diellit, teksa shpresojnë t'i kthehen sa më shpejt normalitetit.

'Sot ndihem sikur jam ringjallur,' thotë Andreas Riminiotis, një pensionist teksa shijon kafenë në lokalin Da Capo në Athinë.

Pas 6 muajsh hapen lokalet në Greqi. Rrëfime nga qytetarët se si

Ai shton: Para vendimit të mbylljes që në nëntor, unë vija çdo ditë këtu për të pirë kafenë dhe për të biseduar me miqtë e mi. Ishte mënyra ime e preferuar për të kaluar kohën, e kam si ilaç për të gjitha sëmundjet.

Pas 6 muajsh hapen lokalet në Greqi. Rrëfime nga qytetarët se si

Rihapja e këtyre bizneseve vjen një ditë pasi të ortodoksët grekë festuan Pashkën.

Greqia ka qenë nën kufizimet ndaj Covid-19, duke përfshirë një shtetrrethim të rreptë që nga nëntori. Vala e tretë e pandemisë ka goditur Greqinë duke shënuar 10,000 vdekje nga Covid të regjistruara gjatë muajve të fundit.

Bizneset dhe disa shkolla u rihapën në fillim të Prillit.

Nëse për klientët është një moment për të festuar, për pronarët e bizneseve është një shpresë rimëkëmbje, për kamarierët nevojë për të ardhura:

"Nuk kam punuar për gjashtë muaj", thotë një kamerier me emrin Yannis Karagiannakis. "Isha në depresion deri tani".

Rreth 330,000 njerëz vlerësohet të punojnë në sektorin e restoranteve në Greqi dhe të hënën u lejuan të hapen vetëm kafenetë dhe restorantet në ambientet e jashtme. Megjithatë problem mbetet për lokalet ku nuk kanë tarraca dhe as mjedise natyrore përreth.

Përpos vendimit të hapjes, ka një sërë rregullash për t’u zbatuar:

Nuk lejohen më shumë se 6 persona në një tavolinë.

Kamerierët duhet të mbajnë maskë gjithë kohën dhe duhet të testohen një herë në javë për Covid.

Shtetrrethimi me ndalimin e lëvizjes pas orës 23:00 është ende në fuqi.

Vendi aktualisht ka rreth 345,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 10,400 vdekje. me një popullsi prej 10.8 milion banorësh.

*Tiranapost.al.