Rajoni

Pas arrestimit të 6 spiunëve, Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë nga Sofja

Pas arrestimit të 6 spiunëve, Bullgaria dëbon dy diplomatë

Pas arrestimit të gjashtë zyrtarëve të lartë të shtetit bullgar të cilët u zbuluan se ishin operativë të Moskës, Bullgaria ka dëbuar edhe dy diplomatë rusë të cilët dyshohet se kanë qenë pikat e kontaktit të të arrestuarve me inteligjencën ruse.

Autoritete bullgare i kanë dhënë diplomatëve rusë 72 orë të largohen nga territori i vendit. Kujtojmë se më herët në vitin 2019 Bullgaria ka dëbuar 5 diplomatë të tjerë të cilët gjithashtu dyshoheshin se mblidhnin informacione shtetërore nëpërmjet rrjeteve të jashtligjshme të spiunazhit brenda aparatit shtetëror të vendit anëtar në BE dhe NATO-s.

Nga ana e saj, Ambasada Ruse në Sofje e ka dënuar vendimin e përjashtimit të diplomatëve të saj si të pabazuar në fakte dhe një dëmtim të marrëdhënieve historike, kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve.

Tiranapost.al