Rajoni

Pas Athinës, karantinohet edhe pjesa tjetër e Greqisë

Pas Athinës, karantinohet edhe pjesa tjetër e Greqisë

Zv.Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave në Greqi, Nikos Hardalias ka njoftuar ditën e sotme se masat e rrepta anti-COVID të cilat ishin vendosur vetëm për zonën e Atikës në kryeqytetin e Greqisë do të vendosen edhe në rajonet e tjera të vendit (Akainë, Arkadinë, Selanikun, Larisën, Lefkadën jashtë Meganisi, Fthiotida, Argolida, Korinth, Thesprotia, Arta, Samos, Boeotia, Chios, Etoloakarnania, Rodos, Evia jashtë Skyros si dhe Komunat e Kalymnia).

Kjo nënkupton se Greqia do të kalojë në karantinë totale dhe për të dalë do të duhet të dërgohet mesazh në numrin e posaçëm dhe nuk lejohen lëvizjet jashtë rajonit të banesës.

Pezullohen të gjitha aktivitetet sportive për ditët në vijim, po ashtu edhe veprimtaritë religjoze, ndërkohë që për funeralet do të lejohet pjesëmarrja e nënte individëve.

Masat do të hyjnë në fuqi nesër në orën 6 të mëngjesit dhe do të jenë në fuqi më së paku deri në datën 16 Mars.

Skenari i mundshëm i një mbylljeje tjetër për të shmangur valët infektive po diskutohet dhe në vendin tonë dhe mund të ndodhë në rast se ekspertët epidemiologë do e gjykojnë të nevojshme.

Tiranapost.al