Rajoni

Pas humbjes së zgjedhjeve lokale, Zoran Zaev jep dorëheqjen

Pas humbjes së zgjedhjeve lokale, Zoran Zaev jep dorëheqjen

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha dorëheqjen. Në daljen e parë pas zgjedhjeve dhe humbjes së tyre, dha dorëheqjen e parevokueshme si kryeministër i vendit, por edhe si kryetar partie.

“Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së. Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, tha Zaev.

Zaev e kishte paralajmëruar dorëheqjen e tij. Para zgjedhjeve lokale deklaroi se nëse humbte Shkupin jepte dorëheqjen nga çdo post dhe ashtu ndodhi.