Rajoni

Pas tërmetit të fuqishëm, alarm për tsunami në Kretë

Pas tërmetit të fuqishëm, alarm për tsunami në

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ka ndezur alarmin për tsunami në Kretë.

Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare regjistroi epiqendrën e tërmetit 31 kilometra në jug-lindje të portit të Sitias, ndërsa vendasit në panik dolën në rrugë.

Një banor i qytetit Analipsi raportoi në EMSC: "Dridhje masive. E gjithë shtëpia u trondit krah për krah me të paktën 15 centimetra. Ajo zgjati rreth 20 sekonda."

Sizmologu i shquar Gerasimos Papadopoulos tha se ishulli ishte goditur gjithashtu nga një tsunami pas tërmetit të madh, raporton the Sun.

Duke apeluar që njerëzit të evakuojnë zonat e tij bregdetare, ai tha: "Një tsunami i vogël është duke u zhvilluar në Kretën jugore. Tërhiquni nga brigjet".

Pas tërmetit të fuqishëm, alarm për tsunami në

Autoritetet thanë se policia dhe ekipet e zjarrfikësve po kontrollonin ndërtesat në Kretën lindore për dëmtime.

Tërmeti u ndje në ishujt grekë në lindje të Kretës, përfshirë Karpathos, Kassos dhe Rodos.

Zëvendësguvernatori rajonal i Kretës, Yiannis Leondarakis, tha për radion shtetërore greke: "Për fat të mirë, nuk duket të ketë ndonjë dëm serioz pavarësisht faktit se ishte një tronditje e fortë dhe ndodhi në një thellësi të cekët."

Tiranapost.al