Rajoni

Pas Kapshticës, mbyllen edhe dy pika kufitare me Malin e Zi

Pas Kapshticës, mbyllen edhe dy pika kufitare me Malin e Zi

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve në Malin e Zi janë mbyllur dy prej pikave kufitare, ajo e Murriqanit dhe e Hanit të Hotit. 

Mbyllja nis nga sot e deri ditën e hënë më datë 23 nëntor. 

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Migracionit në Shkodër, do të lejohen të kalojnë vetëm personat me leje qendrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave).

Nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi, lejohet të kalojnë edhe ata persona të cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi.

Nuk ka ndryshime, përsa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar.

Këto kufizime janë të vlefshme edhe për Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe Bashkim. Në Pikën Bashkim Vermosh, lejohen vetëm shtetasit shqiptarë të cilët duan të dalin nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë.