Rajoni

Pas një muaj në kujdes intensiv, humb jetën nga koronavirusi ish-ministri grek

Pas një muaj në kujdes intensiv, humb jetën nga koronavirusi

Ish-ministri grek i Shëndetësisë, Dimitris Kremastinos, i infektuar me koronavirus, humbi jetën në moshën 78-vjeçare.

Sipas mediave greke, ai ndodhej prej më shumë se një muaji i shtruar në spital në kujdes intensiv.

Ministria aktual i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, shprehu ngushëllimet për paraardhësin e tij, ndërsa shkroi në rrjetet sociale: “Ai i shërbeu fushës së shëndetit me dinjitet dhe ndjenjën e përgjegjësisë”.

Ndërsa, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Fofi Gennimata, tha se vendi sot ka humbur një shkencëtar:

“Unë shpreh dhimbjen time të thellë për humbjen e mikut tim të dashur Dimitris Kremastinos. Sot kemi humbur një njeri të madh, një shkencëtar të shkëlqyer, një atdhetar të zjarrtë, një luftëtar të Partisë Demokratike, një anëtar të parlamentit, një nënkryetar të parlamentit, një ministër”.