Rajoni

Pas ‘Tankut’ Nikola Gruevski dënohet për përgjimet: Kërkoi të rrihej kundërshtari politik

Pas ‘Tankut’ Nikola Gruevski dënohet për përgjimet:

Është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski pasi është shpallur fajtor për  dosjen‘Shuplakat’. ku Gruevski doli në përgjime ku kërkonte të rrihej një kundërshtar i tij politik.

Gruevski u akuza për: financimin e paligjshëm të partive, për manipulime të pronave, dëmtime të pronave të tjerëve, për shkatërrimin e paligjshëm të pajisjeve të përgjimit, për nxitje dhune dhe një sërë akuzash të tjera.

Ish kryeministri u arratis drejt Hungarisë, po në nëntor të 2018-ës u tha se ai ishte larguar nga Hungaria, në drejtim të Rusisë ose Turqisë.

Gruevski është shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpoli pasi është dënuar edhe me dy vjet burg për shpërdorim detyre, me blerjen e benzit me vlerën 600 mijë euro njohur si rasti Tanku.

Mediat maqedonase shkruajnë se fajtor është shpallur edhe ish ministri Mile Janakieski, duke u dënuar me njëvit burg me kusht, nëse përsëritet vepra penale për katër vitet e ardhshme.

Për veprën e njëjtë u dënuan Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski dhe Daniell Trifunovski, me 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë.

Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski.