Rajoni

Pas tensioneve me Serbinë në veri, Kosova mbledh Këshillin e Sigurisë

Pas tensioneve me Serbinë në veri, Kosova mbledh Këshillin e

Pas 6 ditësh tensione në veri të vendit me Serbinë, kryeministri i Kosovës, Kurti ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Shkak i tensioneve është bërë vendosja e reciprocitetit nga ana e Kosovës për targat e Serbisë. Prej një javë Kosova ka vënë në zbatin ligjin që kërkon vendosjen e targave të përkohshme për çdo automjet me targa serbe që hyn në territor. Njësoj siç vepron edhe Serbia me targa e Kosovës. Në kufi në Jarinje dhe Bërnjak, banorët serbë po ngritur postoblloqe dhe sipas Kurtit, nëse nuk do të ishte për Policinë, pikat kufitare do të ishin djegur prej tyre. Avionë luftarakë kanë fluturuar mbi kufi sot.

“Paramendoni se çfarë do të ngjante në pikat 1 dhe 31 sikur të mos ishte aty policia speciale. Sulmet e sotme janë dëshmi se kjo është synuar edhe në pikat në Jarinje dhe Bërnjak. Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi njësi speciale të policisë. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë të vendimit të zbatimit të qeverisë së Kosovës.Aty ku ka polici të Kosovës nuk ka incidente aty ku nuk ka polici ka incidente siç ndodhi në Zubin Potok”, tha Kurti.

Sa u përket helikopterëve e avionave luftarakë që po dërgon Serbia në kufi, Kurti thekson se po tentonet nxitja e konflikti rajonal.

“Serbia po sjell afër kufirit helikopterë dhe avionë luftarak rusë, Serbia po provon të nxis konflikt rajonal. Pengesat dhe bllokadat përfshirë veprimet e sotme kriminale janë të tilla sepse krimi ka qenë e vetmja formë e mbijetesës për ta. Vendimi për targat nuk u drejtohet qytetarëve serbë të Kosovës, ky vendim është masë e barabartë që shteti serb aplikon për qytetarët e Kosovës. I ftojmë qytetarët në veri pa dallime etnike të respektojnë ligjet dhe të mos ndikohen nga ata që nxisin dhunë. Mbi 9 mijë targa të përkohshme janë dhënë deri më tani, duket që këtu e kanë hallin zjarrvënësit nga Beogradi. ”, tha Kurti.