Rajoni

Pas zjarrit në spitalin Covid, protesta në Tetovë për të rrëzuar qeverinë

Pas zjarrit në spitalin Covid, protesta në Tetovë për

Në Maqedoninë e Veriut qytetarët janë ngritur në protestë për djegien e spitalit Covid që i mori jetën 14 pacientëve. Me pankarta në duar në të cilat shkruhet: Drejtësi, përgjegjësi dhe dorëheqje e qeverisë, kanë mbushur rrugët e Tetovës.

Zjarri në spitalin modular të Tetovës, ku trajtoheshin pacientët me Covid, mori jetën e 14 njerëzve.

Ende nuk kanë dalë rezultatet e hetimit për shkaqet e vërteta të zjarrit në spital, por pas ngjarjes dhanë dorëheqjen drejtori dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Opozita kërkon gjithashtu dorëheqjen e Zaev, por kryeministri nuk e konsideron si mundësi pa dalë rezultatet e hetimeve.