Rajoni

Pasi Meta u shpreh për lobin serb, Vuçiç komenton atë shqiptar: Është problem për Serbinë!

Pasi Meta u shpreh për lobin serb, Vuçiç komenton atë

Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta u shpreh se lobi pro serb dhe ai rus në Uashington kërkon destabilizimin e Shqipërisë, homologu i tij Aleksandër Vuçiç bëri një koment lidhur me lobin shqiptar.

Sipas Vuçiç lobi shqiptar është i fuqishëm në disa pjesë të SHBA-ve dhe diaspora shqiptare është problem i madh për Serbinë.

“Unë kurrë nuk kam nënvlerësuar nismën e shqiptarëve, ato janë një faktor serioz në Bregun Lindor, Nju Jork dhe Uashington. Unë nuk mendoj se Trump është në anën tonë, por gjithashtu nuk mendoj se ai është një lloj personi që nuk dëshiron të dëgjojë mendimin tonë. Diaspora shqiptare është një problem serioz për Serbinë në aspektin politik ”, u shpreh Vuçiç sipas “Euroneës”.