Tragjedi në Tetovë! Merr flakë spitali Covid. Nuk dihet numri i viktimave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut në orët e mbrëmjes. Në spitalin e Covid të Tetovës ka ndodhur një shpërthim. Sipas policisë dyshohet për 10 viktima, por numri i saktë ende nuk dihet.
Pamje nga vendi i ngjarjes:
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar gjithashtu se ka viktima në mesin e personave që po mjekoheshin në spitalin në Tetovë.
“Zjarri është tashmë i shuar dhe ekipet po mobilizohen për të ndihmuar. Personat që kanë nevojë për ndihmë mjekësore më urgjente po transportohen në Shkup”.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit dhe po përpiqen të nxjerrin pacientët që ishin shtruar në spital.
Ndërtesa e spitalit duket e djegur tërësisht.
*Tiranapost.al.