Rajoni

Po na fyejnë! Shugurimi i kreut të Kishës serbe në Malin e Zi çon në protesta të dhunshme, si u ndanë qytetet në qëndrime

Po na fyejnë! Shugurimi i kreut të Kishës serbe në Malin e

Protesta, gaz lotsjellës, plagosje dhe përplasje me policinë. Prej ditës së Shtunë Mali i Zi është ndarë në dy kahe. Shkak është bërë shugurimi i kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi.

Po na fyejnë! Shugurimi i kreut të Kishës serbe në Malin e

Peshkopi Joanikile II, udhëheqësi i ri i kishës mbërriti në manastirin historik të qytetit të Cetinjes së bashku me Patriarkun e Serbisë Porfirije, pas bllokimit të rrugëve nga qindra protestues për dy ditë me radhë. Vetëm të dielën, u raportua për 20 persona të plagosur, për shkak të përplasjes më policinë.

Po na fyejnë! Shugurimi i kreut të Kishës serbe në Malin e

Protestuesit pohojnë se shugurimi i kreut të kishës serbe në ish -kryeqytetin historik të Malit të Zi, Cetinje, është një fyerje për malazezët dhe identitetin e tyre kombëtar. Ata kërkuan që ceremonia të mbahej në çdo qytet tjetër përveç Cetinjes.

Po na fyejnë! Shugurimi i kreut të Kishës serbe në Malin e

Po na fyejnë! Shugurimi i kreut të Kishës serbe në Malin e

Protestuesit vendosën barriera dhe penguan udhëheqësit e kishës të udhëtonin në manastir. Ata bërtitën duke thënë: "Ky është Mali i Zi!" dhe "Kjo nuk është Serbi!". Policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës dhe qëlloi me armë në ajër për t’i shpërndarë ata.

Historia:

Malazezët janë përpjekur pa sukses të ndajnë kishën e tyre ortodokse nga KOS që kur përfundoi federata politike midis dy vendeve në vitin 2006. Afërsisht 30 % e popullsisë në vend identifikohen si serbë, ndërsa një numër partish që përbëjnë shumicën dhe qeverinë aktuale janë pro-serbe dhe pro-ruse.

Po na fyejnë! Shugurimi i kreut të Kishës serbe në Malin e

KOS dhe këto parti atëherë në opozitë mbajtën protesta mbarëkombëtare kundër qeverisë vitin e kaluar, pas përpjekjeve për të miratuar një ligj që kërkonte që KOS të faktonte pronësinë e pronave të tij që datonin para vitit 1918.

Qeveria pro-perëndimore e Malit të Zi humbi zgjedhjet në vijim. Partitë kryesisht pro-serbe dhe pro-ruse siguruan një shumicë përmes një koalicioni me partinë e 'Veprimit të Reformës së Bashkuar' të Dritan Abazovic, i cili ndryshe nga pjesa tjetër e koalicionit, mban një qasje pro-perëndimore në politikë.

Kryeministri Zdravko Krivokapic mbështeti përurimin e Kishës në Cetinje dhe dënoi opozitën për organizimin e protestës dhe për planifikimin e "akteve terroriste".

Po na fyejnë! Shugurimi i kreut të Kishës serbe në Malin e

Protestat u ndoqën nga anëtarët e organizatave që kërkonin ndarjen e dy kishave, opozitës dhe administratës lokale të Cetinjes. Ata e konsiderojnë përurimin si pjesë të politikës së qeverisë serbe për të unifikuar të gjithë serbët në të ashtuquajturën "Bota Serbe".

Ish-kreu i SOC në Malin e Zi ishte Patriarku Amfilohije, por në tetor të vitit 2020 u infektua me COVID-19 dhe ndërroi jetë.

Por situata ishte krejt ndryshe në Kryeqytetin e Podgoricës: Mijëra qytetarë u mblodhën për të përshëndetur Patriarkun Serb i cili mbërriti të shtunën pasdite në Malin e Zi.

Ish ministrat e jashtëm reaguan me një letër ku kërkuan nga BE dhe NATO ndërhyrje.

*Tiranapost.al.