Rajoni

POLITICO/ Varlehyi sugjeron fillimin e negociatave me Shqipërinë edhe nëse Maqedonia e Veriut mbetet prapa

POLITICO/ Varlehyi sugjeron fillimin e negociatave me Shqipërinë edhe

Komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka sugjeruar që procesi i negociatave për anëtarësim në BE të vazhdojnë edhe vetëm me Shqipërinë në rast se ky rrugëtimi europian për Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë i bllokuar nga Bullgaria.

Lajmin e bën të ditur “Politico”, ku shtohet se ky propozim i Varlehyi është hasur me kundërshtime nga diplomatët europianë të cilët mendojnë se integrimi në rajon duhet të bëjë progres me një ritëm të ngjashëm, duke konsideruar që Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë hapa se Shqipëria për të arritur në standartet europiane, sipas burimeve të po të njëjtit botim.

Në artikullin e POLITICO, nënvizohet rëndësia që integrimi europian ka për vendet e Ballkanit Perëndimor nga pikëpamja gjeopolitike, teksa në rast se Brukseli le prapa rajonin, vakuumin politik mund ta mbushë Rusia dhe Kina.

Kujtojmë që procesin e integrimit për Maqedoninë e Veriut, e ka bllokuar Bullgaria duke përdorur veton për shkak të përdorimit të termit “gjuha maqedonase” që sipas Sofies nuk ekziston duke pretenduar se gjuha e folur në vend është një dialekt i bullgarishtes dhe kjo duhet të njihet edhe nga Shkupi zyrtar.

Në mungesë të marrëveshjes vazhdon odiseja e Shkupit drejt perëndimit që u bllokua më shumë se 15 vite për shkak të mosmarrëveshjes për çështjen e emrit me Greqinë.

Tiranapost.al