Rajoni

Pranohet dorëheqja e Zoran Zaev, vendoset data e zgjedhjes së liderit të ri

Pranohet dorëheqja e Zoran Zaev, vendoset data e zgjedhjes së liderit

LSDM-ja ka pranuar dorëheqjen e kryetarit Zoran Zaev. Është vendosur edhe data se kur do të zgjidhet drejtuesi i ri. Më 12 dhjetor.

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas mbledhjes së Këshillit tha se procedura për zgjedhjen e liderit të ri nis nesër dhe do të zgjasë shtatë ditë.

Pas zgjedhjes së liderit të ri do të zgjidhen edhe organet e partisë.

Po cili do të jetë roli i Zaev në vazhdim?

Zëdhënesja e LSDM tha se pas largimit si drejtues i partisë Zaev do të jetë anëtar aktiv i cili çdoherë do të punojë në interes të parties.