Rajoni

Presidenti i Serbisë Vuçiç kërkon leje për të vizituar Kosovën dhe refuzohet

Presidenti i Serbisë Vuçiç kërkon leje për të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dërguar një kërkesë në institucionet e  Kosovës për të kryer një vizitë së bashku me Kreun e zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, Ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç në Prishtinë.

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviç, Vuçiç, Vulin dhe Gjuriç”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme.

Ndërkohë që Ministria e ka refuzuar kërkesën e tyre.

Tensionet mes dy vendeve janë shtuar ditët e fundit.

Një varrezë masive është gjetur në Serbi dhe dyshohet se janë varrosur aty trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.