Rajoni

Presidenti kroat: Serbia ta pranojë se Kosova është e pavarur

Presidenti kroat: Serbia ta pranojë se Kosova është e pavarur

Presidenti kroat, Zoran Milanovic, ka thënë se Serbia duhet ta pranojë se Kosova është e pavarur.

“Serbia duhet ta kuptojë dhe pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar as nga disa anëtarë të Bashkimit Europian”, tha Milanovic.

Ai tha gjithashtu se Kroacia ishte i vetmi, pas pushtimit rus të Ukrainës, që i ftoi shtetet tjera europiane ta njohin Kosovën. “Por, është si të flasësh me një mur”, shtoi ai.

Milanovic ka deklaruar se duhet të ndalohet së përsërituri se “Kosova është Serbi”.