Presidenti shpërndan Parlamentin në Mal të Zi, pritet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

E Enjte 16 Mars 2023, 21:16
TiranaPost
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka shpërndarë Parlamentin dhe tani pritet të njoftojë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit vjen tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, në të cilat garon edhe Gjukanoviç.
Qeveria e drejtuar nga Dritan Abazoviç u rrëzua 7 muaj më parë nga një mocion mosbesimi pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe në gusht të vitit 2022.
Zgjedhjet e reja që do të shpallen do të jenë të gjashtat që Mali i Zi ka mbajtur që nga pavarësia më 2006.