Tre muaj protesta masive në Beograd! Mijëra qytetarë vijojnë bllokimin e rrugëve

Mijëra qytetarë në Serbi kanë protestuar për tre muaj të tërë kundër politikave autoritare dhe korrupsionit. Pamjet e fundit tregojnë bllokadën e djeshme në Beograd, që paralizoi rrugët kryesore logjistike.
Protestat kanë kulmuar me dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq.
Protestuesit, të cilat kanë bllokuar kryqëzimet kyçe në Beograd me pjesëmarrje dhe të fermerëve dhe traktorëve të tyre, kanë kërkuar përgjegjësi për incidentin tragjik në Novi Sad në nëntor, ku shembja e një tende në stacionin e trenit, shkaktoi vdekjen e 15 personave
Sipas protestuesve incidenti është shkaktuar si pasojë e korrupsionit të qeverisë, pasi stacioni i trenave sapo ishte rikonstruktuar.
Kryeministri Vuçeviç, i cili ishte gjithashtu kryetar i bashkisë së Novi Sadit deri në vitin 2022, është detyruar të japë dorëheqjen pas intensifikimit të tensioneve.
Gjithashtu, kryetari i komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriç, ka njoftuar dorëheqjen e tij, duke u bërë kështu një tjetër figurë politike që largohet nga posti pas presionit të madh publik.